Detaje të reja janë zbardhur nga festat e Diddy. Një ish-organizatore, e cila ka punuar me reperin në vitet 2004 dhe 2005, përshkroi rregullat që vendosnin në këto festa për të ftuarit dhe në veçanti, për gratë.
Ajo tha se çdo i ftuar duhet të plotësonte kritere specifike për t’u pranuar në festa.
Lexo edhe :
Related Posts
Siç shkruajnë mediet e huaja, ish-organizatorja theksoi se para se të vinin në festë, gratë duhet të peshoheshin, ku kufiri maksimal i peshës duhet të ishte 63 kg. Përjashtim bëhej vetëm për gratë që ishin shumë të gjata.
Ish-organizatorja tha gjithashtu se gratë nuk duhet të kishin as vathë dhe as tatuazhe si dhe as celulit. Ajo tha se gratë e shkurtëra ishin të përjashtuara.Kishte edhe një kod të rreptë veshjeje, pasi pantallonat, xhinset dhe këpucët e sheshta ishin të ndaluara, preferoheshin fustanet shumë të shkurtër me taka. /vizionplus.tv