Himara është Labëri e kështu do mbetet në jetë të jetëve

3 months ago 39

Nga Bajram Peçi

Që t’i japësh miqësi Greqisë fqinje, kështu siç kemi bërë këto vite të migrimit, duhet së pari të të jetë ajo vetë mikeshë, ta tregojë e shprehi atë përmes fjalëve e “letrave”. Gjasat ishin të ndodhte kjo në vitin 1987, kur u duk se mes dy popujve do ngrihej ura e miqësisë, kohë kur Papandreu shtroi në qeveri heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, gjë që nuk ndodhi! Sipas kujtimeve të Ksenofon Nushit, ambasador atëbotë i yni në Athinë, protestat e dhunshme të ekstremizmit të djathtë grek, kërcënuan qeverinë e tyre, u orvatën të digjnin edhe selinë e ambasadës shqiptare, ndaj qeveria nuk e shpuri në parlament vendimin, ndaj gjërat ngelën siç ishin. Siç ishin e siç janë, sepse, pavarësisht një traktati miqësie që Pangallos dhe Serreqi u dhanë dy popujve në mars të 1996-tës, ajo përfshinte shumëçka, përpos se i mungonte serioziteti t’i jepte përgjegje pyetjes: jemi në gjendje lufte apo gjendje paqe?

Afati i regjistrimit të partive për zgjedhjet e Kryetarit të Bashkisë Himarë, mbaroi dhe në 4 gusht përballë njëra-tjetrës do jenë 11 parti, mes të cilave bie në sy mungesa e partisë së familjes Berisha, mbështetësja e madhe kjo e kandidatit Beleri, mbrojtësja e madhe e tij në procesin gjyqësor, që dhe më budallai e kupton se bëhet në kërkim të një ndërkombëtari që nuk e izolonte, por e mbështetëse këtë që të tjerët ndërkombëtarë i largohen si me qenë zgjebe a leprozë.

Janë 11 parti, por beteja zgjedhore do jetë mes Shqipërisë dhe Greqisë, se të tillë e ka ushqyer fqinji, duke nxjerrë flamurin e vorioepirit. Ka qenë ëndërr e kahmotëshme e saj që atë fshatin majë malit, Himarën, me strukturën e tashme administrative, qytet e bashki, t’i japë përkatësi greke. Se sa greke ka qenë, do mjaftonte veçse një shfletim i botimit “Arbërit e Jonit” të akademikut Pëllumb Xhufi, me dokumente të arshivave venedikase e të tjera italiane, jo hamendje e nacionalizma boshe. Bëjeni se do kthjelloheni!

Pronat e gjirokastritëve, të delvinjotëve dhe të tjera të Shqipërisë së jugut, të shpallura prona shtetërore nga periudha e komunizmit, j’ua dhanë minoritarëve grekë, atyre që nuk kanë pasur pronë dhe që kanë punuar si punëtorë me mëditje në tokat e pronarëve të ligjshëm shqiptarë, veprime që i shërbyen për greqizimin më tej të Shqipërisë së Jugut. Këtë idiotësi të madhe e solli ligji antikombëtar 7501, ligj me të cilin tokat stërgjyshore të familjeve shqiptare ju dhanë grekut.

Sipas gojëdhënave kuçjotët e mi, këta Arbër të Jonit, kanë qenë me vëndbanim në Bregun Panormo, ku sot i thonë Porto Palermo, pak kilometra larg Himarës, prej ku janë shpërngulur tej maleve, 15 kilometra më në veri dhe janë vendosur në shpat të Malit të Shkabës e Gjeshnikoshit, kufi me Pilurin. Pronësia kuçjote mbi tokën në Porto Palermo ka vazhduar edhe nën pushtimin turk. Është e njohur se kapedani dhe këshilltari i Ali pashë Tepelenës, kuçjoti Myftar Aliu, i dha mendimin pashait që të ndërtonte kalanë “…në tokat e Kuçit”, në gjirin ku ndodhen rrënojat sot. Po atje Ali pashai ndërtoi edhe një xhami e cila quhet “Xhamia e Kuçit”.

Me ngjyrë të blertë: Albania Superoiore

Me ngjyrë të kuqe: Albania Inferiore

Kronikat e 1700-tës shënojnë një prelat të shquar të kishës katolike, Nilo Katalani, që fliste rrjedhshëm shqipen e mësuar në komunitet arbëresh. Papa i Romës, mori vendimin për ta emëruar si Kryepeshkop të Durrësit më 4 janar 1693. Katalani, i ngarkuar nga Papa, ka nisur misionin e tij të pavdekshëm në Himarë. Bashkë me shqiptarin Filothe Zasi, dhe një italian nga Friuli i quajtur Lorenc Mariotti. Kronikat shënojnë edhe fshatrat ku të tre predikonin, si në bregdet e më tej, në Dukat, në Shën Vasil, në Nivicë, në Tërbaç, në Kuç, në Zhulat, që bënin pjesë në krahinën e quajtur të Himarës, e cila në këtë lak kohor përmblidhte tërë Labërinë, me gjithsej 40 qendra të banuara, siç del në dokumentet e shkruara të shekujve XI – XVII. Predikimi bëhej në gjuhën shqipe. Në këto shënime të çmuara mësojmë se Labëria himarjote atë botë e deri te mesi i shek. XVIII, ishte ende e krishterë, që ndërthurrej ndërmjet ortodoksizmit dhe katolicizmit, por gjithmonë shqiptare.

Vetëm në propagandën e Megalloidhesë e ka fillesën pretendimi se Epiri ishte grek, ndërkohë kur si Epiri i vjetër, ashtu dhe Epiri i Ri i Mesjetës së Herëshme, diheshin se ishin troje të banuara nga shqiptarët dhe vetë ata, para këtij, emërtimi quheshin Epirotë e Maqedonë. Dëshmi e kësaj janë tërë enciklopeditë europiane të periudhave para shek. XX-të. Greqia dhe grekët, me politikën e parreshtur nacionaliste, agresive e të sëmurë ndaj fqinjve, gjithnjë u ka treguar dhëmbët shqiptarëve, por, sidomos kur e ka parë të dobët, si në periudhën e pas pavarësisë, të cilat kanë shënuar masakrat më çnjerëzore të bëra nga ushtria greke mbi popullsinë e Shqipërisë së Jugut.

Asgjë nuk i ka penguar ata në veprimet për shtrirjen e helenizmit në troje të banuara prej mijra vjetësh nga një racë tjetër, nga shqiptarët. Pasi hapën shkolla greke në tërë jugun shqiptar, ndërtuan varreza të ushtarëve të rënë, ngritën kryqe ortodokse e obeliske martirësh, dhanë ”pensione” për ”homogjenët”, të gjitha këto nën kujdesin e miratimin e qeverive shqiptare, tani kundërshtojnë censusin, që ka nxjerrë se në Shqipëri banojnë vetëm 23458 banorë etnikë grekë. S’kanë faj që e vënë në dyshim regjistrimin, sepse po bëhen mbi 100 vjet që shqiptarët ortodoks i konsiderojnë grekë. Kur u shpall kjo, rrjedhë e gjymtimit fizik të trurit nacionalist, shqiptarët shfaqën habi kur dëgjuan parimin e fanatikve tanë jugorë, se “çdo besnik i Kishës së Lindjes, pa marrë parasysh kombësinë e tij, është grek”. Tani, hëm…luan paraja sepse ky ”parim” i tyre mbështetet e shoqërohet me shpërblime e “pensione”.

Filohelenistët, duke shfrytëzuar shkollat, kishën, agjentët, tregtarët dhe plogështinë shqiptare, mediokritetin e elitës politike, përkrahjen e Partisë së Berishës dhe një partie tjetër me emrin që na çudit, ”Parti e Lirisë”, janë hedhur në ofensivë për t’i dhënë votën dhe fitoren e bashkisë Petro Gjikurisë, një vorioepiroti të thekur. Në ato 19 vota më shumë që mori Beleri, pati dhe ndihmën e kryeministrit Rama, i cili me mëndjelehtësi kish miratuar grabitjen e ujit të Shushicës që nga burimi dhe dërgimin e tij në Himarë, çka nga banorët lebër të luginës nënkuptohet veçse si një orvatje për shfarrosje.

Në këto votime banorët e fshatarve, Kuç, Bolenë, Kallatat, Horë-Vranisht, Tragjas e më tej, duhet të tregojnë veten, nga vijnë, çfarë historie mbartin nga të parët e tyre, lufën që kanë bërë kundër agresioneve greke për mbrojtjen e trojeve. Tani ska luftë me armë, si dikur gjyshërit e tyre, tani është vota që vret dhe frenon orekset greke. Bëjeni këtë dhe mbase do shihni që Greqia do arrijë të kuptojë se mund të shtrihet miqësia mes popujve, duke hequr dorë nga ëndrra për Himarën.

Ajo ka qënë e do mbetet në jetë të jetëve shqiptare!

“Mes kanalit Shqiptar dhe ishullit të Korfuzit“, shkruhet në gravurën e vitit 1879. Publikim i një një revistë finlandeze (burimi: Armand Plaka)

Read Entire Article