Saidja ka rrëfyer në emisionin “S’e Luan Topi” për gjendjen e saj shëndetësore, pasi në një prej episodeve të Për’puthen humbi ndjenjat.
“Për disa gjëra që unë kam kaluar e vogël janë disa gjëra që i përjetoj keq si për mirë, si për keq, ngarkesa emocionale, plus edhe stresi, isha lodhur shumë, atë ditë u mblodhën të gjitha dhe lumturia, dhe stresi dhe u bëra shumë keq dhe nuk po e përballoja dot më. O i thiosha gertit që nuk jam mirë, nuk jam mirë, por jam më mirë tani”, tha Saidja.
Kujtojmë se një propozim për martesë ndodhi për herë të parë në “Për’Puthen”. Gerti propozoi Saiden në ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin, në praninë e nënave të tyre. Çifti kanë pasur një rrugëtim të gjatë dhe të bukur në këtë program.
Top Channel