Mentorja e Dijonisit, Mariana Kondi në tryezën që kishte në fokus analizimin e lojës së fermerëve, renditi disa nga avantazhet e Dijonisit.
Ajo tha se pika e tij më e fortë është humori, i cili është mjaft i natyrshëm.
Mariana theksoi se fakti që humori i buron në mënyrë aq spontane ka bërë që shoqëria t’a pëlqejë aq shumë Dijonisin.
“Humori është një veti e njerëzve të mençur, është një veti që nuk e kanë të gjithë. Humor mund të bëj edhe unë, e kam të shkolluar dhe di ca gjëra. Fakti që Dijonisi i ka këto kaq spontanisht, gjithkush e dëgjon me vëmendje dhe ne e dimë shumë mirë jashtë se çfarë ka bërë ky Dijonis, ky që nëpërmjet një platforme ka bërë gjithë këtë gjë që të jetë kaq, me plot gojën, i famshëm”, tha ajo.
Po ashtu, Mariana theksoi se Dijonisi ndonëse është pak i tërhequr, është sërish mjaft i edukuar dhe i sjellshëm me të gjithë.