I abuzoi vajzën për vite dhe e shantazhoi se do t’i publikonte video, detaje nga ngjarja në Greqi, si e vrau shqiptari kunatin

8 months ago 25
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pasi dyshohet se prej vitesh kishte përdhunuar vajzën e tij të mitur.

Autori i krimit është babai 50-vjeçar i vajzës, i cili pasi u informua nga e bija për torturat që kishte pësuar nga kunati, nuk e duroi dot dhe vendosi t’i marrë jetën.

Ajo që i ka treguar e bija është tronditëse. Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Pasi ka marrë vesh detajet tronditëse, babai i vajzës 18-vjeçare, ka kaluar pranë shtëpisë së tij në Argallasti të Pelionit, ka marrë armën që kishte në pronësi të ligjshme dhe duke shkuar në Agria i ka kërkuar të shoqes që vëllai i saj të shkojë për ta ndihmuar, duke pretenduar se ka pasur dëmtime mekanike në automjetin e tij.

Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar duke e plagosur për vdekje. Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe ka denoncuar aktin e tij. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar trupin e burrit me plagë në fytyrë dhe plagë me armë zjarri në kraharor. /vizionplus.tv

Read Entire Article