I bie në kokë kapaku i oxhakut teksa ndodhej në pishinë, vdes 37-vjeçarja

2 months ago 33

Një grua ka humbur jetën në Antalja të Turqisë, pasi i ra në kokë kapaku i një oxhaku teksa po bënte banjë dielli pranë pishinës së hotelit ku ndodhej me pushime. Mediat turke bëjnë të ditur se 37-vjeçarja ndërroi jetë në spital.

Incidenti ndodhi më 24 gusht në Alanya të Antalias, ku infermierja Hanım Kaya Orakcı, u plagos rëndë kur i ra në kokë kapaku i oxhakut për shkak të erës së fortë.

Lajmi për vdekjen e Orakçit, nënë e dy fëmijëve tronditi familjarët dhe të afërmit e saj. Mësohet se avokatët e familjes kanë nisur një padi kundër hotelit për shkak se mbulesa e oxhakut prej 40 centimetrash nga era u shkëput dhe shkaktoi vdekjen e Hanım Kaya Orakcı, e cila ishte ulur pranë pishinës. Menaxheri i hotelit, i cili u ndalua në lidhje me ngjarjen, pas dhënies së dëshmisë, ai u la i lirë me urdhër të prokurorisë.

/a.r

Read Entire Article