I del para dhe fillon ta godasë me thikë, publikohen momentet e takimit të Enkelejdës me burrin vrasës

5 months ago 50

Mediet greke kanë publikuar momentet e fundit të Enkelejda Danajt, 40-vjeçares shqiptare e cila u vra me thikë nga bashkëshorti në Athinë.

Në videon e bërë publike nga protothema.gr, shihet momenti kur Eduard Danaj takohet me Enkelejdën.

Lexo edhe :

Related Posts

50-vjeçari, tashmë i arrestuar, ka pranuar në polici se ka ditur itinerarin e gruas.

Enkelejda shihet e veshur me rroba të bardha duke ecur në anën e djathtë të rrugës. Në momentin që e shikon 50-vjeçarin ajo ndalon.

Pak çaste më vonë ai folloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë. Në fund ai e la thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë derisa mbërriti policia.

Më pas Eduard Danaj u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se punonte. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli.

Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me Enkelejdën. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Policia arriti që ta arretonte disa orë pas krimit të rëndë.

Enkelejda Danaj është përcjellë ditën e sotme në banesën e fundit. Me kërkesë të familjes, ajo u varros në Shqipëri./vizionplus.tv

Read Entire Article