I “tërbuar” nga xhelozia dhunonte me shkelma e grushte partneren italiane, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

8 months ago 33
Reklamë

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij italiane.

Kjo e fundit, kërkoi ndihmë tek policia që ka qenë duke patrulluar në rrugë, duke ngritur më pas padi ndaj partnerit të saj.

41-vjeçarja ka treguar tortuarat që ka përjetuar përgjatë dy viteve bashkëjetesë, që nga shkelma, grushta, shuplaka, fyerje, e deri tek kërcënimet me vdekje.

Italiania thotë më tej se dhuna ndaj saj është ushtruar në sy të vajzës së tyre 1 vjeç e gjysëm dhe të dy vajzave të saj, më të rritura. Xhelozia dyshohet se ka qenë shkaku i konflikteve mes çiftit. Gruaja tregon se marrëdhënia e tyre ishte kthyer në toksike dhe se 38-vjeçari i kontrollonte çdo gjë, që nga bisedat në telefon dhe mesazhet e deri tek rrjetet sociale. Pas dëshmisë së 41-vjeçares, i riu shqiptar u la në masën e sigurisë “arrest me burg”.

38-vjeçari shqiptar, rezulton të ketë qenë edhe më parë i dënuar në Itali me 20 vite për vrasje, pasi në vitin 2009 ai vrau  një shqiptar dhe plagosi dy të tjerë./vizionplus.tv

Read Entire Article