Infeksionet e zgjebes, dermatologia: Nuk merret nga higjena, kjo është mënyra që infektohemi pa e kuptuar

8 months ago 40
Reklamë

Mitin se zgjeba merret nga papastërtia është hedhur poshtë nga mjekja dermatologe Jorida Memini, e cila në studion e emisionit “7pa5” dha këshilla të vlefshme për qytetarët.

Memini tha se zgjeba është një sëmundje ngjitëse që merret përmes kontakteve në lëkurë dhe nuk ka asnjë lidhje me higjenën. Simptoma kryesore e kësaj sëmundje sipas mjekes është kruarja, e cila bëhet edhe më e fortë natën, pasi paraziti preferon qetësinë dhe të ngrohtin.

Zgjeba është një parazit ngjitës, por nuk ka lidhje me pjesën e higjenës. Zgjeba prek të gjitha rracat dhe moshat. Është si të gjitha sëmundjet e tjera, sepse ajo ëstë ngjitëse. Gjëja e parë që thonë pacientët sapo vijnë është që unë lahem dhe nuk e vë në diskutim, por ajo është ngjitëse dhe e merr kollaj.

Simptoma kryesore është kruarja, nga momenti që e merr deri kur shfaq simptomat. Në momentin kur ka vetëm kruarje dhe jo puçra për ta kuptuar, kjo periudhë është e rrezikshme sepse nuk e di çfarë ka dhe ja ngjit dikujt tjetrë. Kruarja është më e fortë natën, sepse paraziti do të ngrohtin dhe qetësinë”, tha ajo.

Mjekja dermatologe përjashtoi mundësinë e marrjes së kësaj sëmundje nga kafshët. Një nga format që merret zgjeba është ndërrimi i rrobave me persona të tjerë, por edhe kontaktet e ndryshme fizike.

Nga kafshët shtëpiake nuk e marrin. Kafshët kanë një lloj zgjebe, por nuk e bën ciklin tek njeriu. E marrim nga rrobat që ndërrojmë me njëri-tjetrin, dhe objekte të tjera. Paraziti qëndron deri në 3 ditë dhe e merr pa e kuptuar”, përfundoi mjekja./vizionplus.tv

Read Entire Article