Iran, sulm ndaj rojeve kufitare, të paktën 10 të vdekur

1 day ago 24

Dhjetë roje kufitare iraniane u vranë të shtunën pasi u sulmuan gjatë patrullimit në pjesën juglindore të vendit, njoftuan mediat shtetërore, duke cituar ministrinë e brendshme të Iranit.

Incidenti ndodhi në Gohar Kukh, rreth 1200 kilometra në juglindje të Teheranit, në një zonë që kufizohet me Afganistanin dhe Pakistanin dhe është skena e konflikteve midis forcave iraniane dhe militantëve sunitë.

Sulmi duket se kishte shënjestruar dy automjete të forcave të sigurisë dhe të gjithë pasagjerët u vranë. Në pamjet e publikuara, një kamion i përdorur nga automjetet e policisë iraniane duket se është dëmtuar nga plumbat, por jo nga eksplozivët.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se ministri i brendshëm i vendit kishte urdhëruar një hetim mbi incidentin, duke përmendur “martirizimin e shumë oficerëve të policisë”. Deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin asnjë grup./vizionplus.tv

Two vehicles of Iranian security forces were targeted by unknown assailants in the Gowhar Kuh district of Taftan County. Reportedly, 4 personnel were killed and several others were left injured.

Jaish ul-adl most probably behind the attack. pic.twitter.com/m7lHIGPP5f

— Insurgency Watch (@Insurgencywatch) October 26, 2024

Read Entire Article