Irani përgatitet për hakmarrje: Izraeli ende nuk e ka kuptuar fuqinë tonë

2 hours ago 23

“E keqja e regjimit sionist në sulmin e tij të shtunën kundër Iranit nuk duhet as të ekzagjerohet ose të nënvleresohet.” 

Kështu u shpreh  udhëheqësi suprem i Iranit.Ayatollah Ali Khamenei, në deklaratën e tij të parë pas sulmit izraelit ndaj vendit të tij nje ditë më pare

Ai  theksoi se autoritetet iraniane do të reagojne në mënyrën e duhur, bazuar në interesin e vendit të tij.

“U takon autoriteteve të përcaktojnë se si të përcjellin fuqinë dhe vullnetin e popullit iranian te regjimi izraelit dhe të ndërmarrin veprime që i shërbejnë interesave të këtij kombi dhe vendi. Ata nuk e njohin Iranin, rininë e tij, kombin e tij. Ata ende nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë plotësisht fuqinë, aftësitë, iniciativën dhe vullnetin e kombit iranian, ne duhet t’i bëjmë ata ta kuptojnë atë”, tha ai.

Irani po peshon me kujdes përgjigjen e tij ndaj sulmit Izraelit.

Sakaq kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Tel Avivi i arriti objektivat e tij.

“Forcat ajrore sulmuan në të gjithë Iranin. Ne goditëm fort aftësitë mbrojtëse të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa. Sulmi në Iran ishte i saktë dhe i fuqishëm dhe i arriti të gjitha objektivat e tij”, u shpreh ai.

Goditjet ajrore të Tel Avivit  ishin në hakmarrje për sulmin e 1 tetorit nga Irani, i cili lëshoi ​​rreth 200 raket ndaj Izraelit. /vizionplus.tv

Read Entire Article