Sulmi izraelit në Iran vret dy ushtarë, reagon Teherani: E drejta dhe detyra jonë për tu mbrojtur

1 day ago 18

Irani “dënoi” sulmet izraelite në territorin e tij dhe deklaroi se do të mbrohet, sipas një deklarate nga ministria e Jashtme iraniane.

“Irani konsideron se ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur veten nga veprimet e huaja agresive, bazuar në të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes, siç përcaktohet në nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në tekstin e deklaratës.

Dy ushtarë u vranë nga sulmet e nisura nga Izraeli në orët e hershme, njoftuan agjencia iraniane e lajmeve Irna dhe televizioni shtetëror iranian, duke cituar një deklaratë ushtarake.

“Ushtria e Republikës Islamike të Iranit, duke mbrojtur sigurinë e Iranit dhe interesat e popullit dhe Iranit, sakrifikoi dy nga luftëtarët e saj të cilët u përballën me raketat e regjimit kriminal sionist”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Hamasi dënoi “në termat më të ashpër të mundshëm” sulmet izraelite

Lëvizja palestineze Hamas dënoi “me termat më të ashpër” sulmet izraelite kundër objektivave ushtarake iraniane, në një postim në Telegram.

“Lëvizja e Rezistencës Islamike (Hamasi) dënon fuqishëm sulmin sionist kundër Republikës Islamike të Iranit duke synuar pozicione ushtarake në disa provinca. Ne e konsiderojmë atë një shkelje flagrante të sovranitetit iranian dhe një përshkallëzim që kërcënon sigurinë e rajonit dhe popullit të tij, me pushtimin (përfshirë Izraelin) që mban përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, të mbështetura nga SHBA”, thuhet në njoftimin e Hmasit, i cili është në luftë me Izraelin prej më shumë se një viti.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë thirrje për “përmbajtje maksimale”

Emiratet e Bashkuara Arabe dënuan sulmet e Izraelit kundër objektivave ushtarake iraniane dhe nënvizuan nevojën për të treguar “përmbajtje maksimale” për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin izraelit dhe shprehin shqetësimin e tyre të thellë për përshkallëzimin e vazhdueshëm dhe implikimet e tij për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha ministria e Jashtme e vendit.

Ministria theksoi gjithashtu “rëndësinë e shfaqjes së përmbajtjes dhe mençurisë maksimale për të shmangur rreziqet dhe përhapjen e konfliktit”.

Iraku paralajmëron për “pasoja të rrezikshme” të “heshtjes” ndërkombëtare kundër Izraelit

Nga ana e saj, qeveria irakiane paralajmëroi për “pasoja të rrezikshme” që vijnë nga “heshtja e komunitetit ndërkombëtar” përballë “sjelljes së dhunshme” të Izraelit kundër palestinezëve në sulmet që ndërmerr kundër “Libanit dhe Sirisë”, si dhe “nga sulmi i ri kundër Iranit”, komentoi Basim Alawadi, përfaqësues i qeverisë irakiane.

Ai akuzoi Izraelin se vazhdon të “zgjerojë konfliktin në rajon” duke nisur “sulme pa u ndëshkuar”./vizionplus.tv

Read Entire Article