Një qytetare e shqetësuar i është bashkuar emisionit “7pa5” në ekranin e Vizion Plus dhe ka ndarë problemin e saj me avokatin Alban Duraj. Ky i fundit ndodhej në studio për të folur rreth problemetikës së trashëgimisë së pronave.
Qytetarja e cila telefonoi tha se është divorcuar me bashkëshortin dhe ky i fundit i ka marrë shtëpinë dhe dyqanin që e ka nxjerrë në shitje. Rrjedhimisht tre fëmijët e çiftit nuk përfitojnë asgjë, sespe ish-bashkëshorti shtëpinë ia ka dhuruar të atit. Por avokati Duraj e këshilloi që ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore pasi është bashkëpronare me 50% e pasurive.
Lexo edhe :
Related Posts
Biseda në studio
Qytetarja: Kam tre fëmijë, jam e divorcuar dhe kemi dy prona. Gjatë martesës kemi marrë shtëpi dhe një dyqan. Tani ish-bashkëshorti më ka nxjerrë out, shtëpinë e ka hedhur në emër të të atit. Tani fëmijët u rritën, u bënë 18 vjet. Ai dyqanin e ka nxjerrë në shitje. Këta fëmijë nuk do përfitojnë gjë?
Avokati: Nëse janë blerë në emër të bashkëshortit ju jeni bashkëpronare e këtyre pronave, me 50% të pasurisë. Ky është një rast ku ju përfitoni dhe jeni bashkëpronare por duhet ta ndiqni si çështje. Duhet të merrni pranë ASHK gjithë veprimet e kësaj prone, të shikoni aktin e dhurimit.
Qytetarja: Punonjësit gënjehen me lek, i ka blerë.
Avokati: Duhet ta ndiqni, të merrni një avokat. Ju përfitoni si bashkëpronare. Ndërsa pjesën e vet bashkëshorti mund t’ia dhurojë kujt të dojë. Keni bërë ndonjë kontratë paramartesore?
Qytetarja: Jo, jemi njerëz të thjeshtë.
Avokati: Është një rast që ia vlen sepse ju keni të drejtë dhe mund të përfitoni./vizionplus.tv