Ish-futbollisti i Kombëtares, Valdet Rama: Të hyjmë si të barabartë, kemi mundësi të fitojmë me Kroacinë

4 months ago 26

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Valdet Rama është shprehur për emisionin “Europianin3D” se kombëtarja duhet të hyjë si e barabartë në ndeshjen me Kroacinë, pasi sipas tij, mundësitë ekzistojnë edhe për një fitore.

Duke folur në një intervistë për gazetarin Dëfrim Methasani në një lidhje direkte nga Dortmundi, Valdet Rama tha se kuqezinjtë duhet të kenë besim te kapacitetet e tyre futbollistike megjithëse grupi është një ndër më të fortit të këtij Kampionati Evropian.

Loja fillon 0 me 0 dhe besoj se çdo ndeshje është e mundur për të fituar. Me rëndësi është për të pasur besim dhe për të hyrë në lojë për të pasur atë besim që mund t’ia dalim edhe me Kroacinë. Besoj se të gjithë e dimë që është një grup shumë i fortë dhe besoj është grupi më fortë. Nuk ka ndeshje të lehta por i uroj kombëtares shumë sukses dhe me inshallah me një fitore dhe me një lojë të bukur”, u shpreh Valdet Rama.

/a.r

Read Entire Article