Isli Hidi: Skema e Superiores ka ulur rivalitetin dhe cilësinë

8 months ago 40
Reklamë

Ish-portieri i kombëtares dhe Tiranës, Isli Hidi, sot në rolin e trajnerit ka kaluar në “skaner” javën e 19-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

I ftuar në “Sudio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në Vizion Plus, Hidi theksoi se formula e këtij sezoni ka ulur ndjeshëm cilësinë e kampionatit.

Sipas tij skuadrat nuk interesohen për vazhdimësinë, ju mjafton të kapin vendin e katërt.

“Skema e Superiores ka ulur në maksimum rivalitetin dhe cilësinë. Skuadrat nuk e kanë më atë rivalitetin për vendin e parë”, tha Hidi.

Kujtojmë që për sezonin 2023-2024 nuk shpallet kampion vendi i parë, por katër skuadrat e para do të përballen mes tyre dhe fituesi shpallet kampion.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article