ITALI – Një 43 vjeçar shqiptar, i cili ishte duke kërkuar tartuf, ka bërë një zbulim të frikshëm në pyllin e Val Taro (Parma).
43-vjeçari me origjinë shqiptare, po kërkonte për tartuf kur zbuloi një kafkë njeriu.
I tronditur dhe i frikësuar, 43-vjeçari telefonoi menjëherë policinë.
Karabinierët e Borgotaro-s, pasi kanë konstatuar se zbulimi ishte një kafkë njeriu, kanë kryer një inspektim në zonat përreth në kërkim të mbetjeve të tjera, veshjeve apo objekte të dobishme për hetime.
Më pas, pas informimit të organit gjyqësor, ushtarakët kanë rrethuar zonën dhe kanë kryer kontrolle teknike.
Hetimet e mëvonshme do të lejojnë të përcaktohen shkaqet e mundshme të vdekjes dhe datat. Gjithashtu policia po verifikon edhe listën e personave që janë zhdukur në zonë vitet e fundit./vizionplus.tv