Iu gjet arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Mat

6 months ago 7
Reklamë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi dyshohet se kishte fshehur arsenal armësh në banesën e tij. Ndërkohë ka nisur procedimi penal për babain e 21-vjeçarit.

Në banesën e tyre u gjetën 1 kallashnikov, 3 armë gjuetie, 1 armë zjarri pistoletë, 114 fishekë dhe 2 kapuça në formë maske, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weapons”, për goditjen e një tjetër rasti në këtë fushë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një 21-vjeçar që posedonte pa leje, në banesën e tij, armë zjarri dhe municion luftarak, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në këtë banesë dhe si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 kallashnikov, 3 armë gjuetie, 1 armë zjarri pistoletë, 114 fishekë dhe 2 kapuça në formë maske, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga 21-vjeçari, banues në fshatin Karicë, njësia administrative Baz. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babain e 21-vjeçarit,  56 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article