Iu gjet një thikë në automjet, arrestohet një 26-vjeçare në Tropojë

8 months ago 39
Reklamë

Një vajzë 26-vjeçare është vënë në prangat e policisë pasi u kap me një thikë në Tropojë.

Arrestimi i 26-vjeçares E.B nga Bajram Curri u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Benz” me të cilin ajo po qarkullonte në aksin rrugor “Bajram Curri-Dubravë”, u gjet 1 thikë, që e posedonte pa leje.

Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

Read Entire Article