Izraeli nuk ndal sulmet në Liban. Policia arreston tre të dyshuar për sulm ndaj rezidencës së Netanjahut

2 hours ago 1

 Izraeli  ka kryer sulme ajrore në Bejrut  këtë të dielë dhe ka goditur baza  të Hezbollahut.

Sulmet erdhen disa orë pasi grupi militant që mbështetet nga Irani, tha se ka sulmuar bazat ushtarake izraelite përreth qytetit të Haifës.

Shtëllunga tymi u panë në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, pasi ushtria izraelite lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve nga tri zona.

Më tej në jug, gjatë natës  Tel Avivi ka kryer sulme ajrore dhe me artileri që kanë goditur qytezën e Kiamit, rreth 6 kilometra larg nga kufiri, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit të dielën në mëngjes.

Sulmet ajrore izraelite mëngjesin e kësaj të diele kanë lënë të vrarë 12 persona. Bëhet me dije se 6 prej tyre kanë mbetur të vdekur  në kampin Nuseirat, ndërsa 4 te tjerë në Bureixh.

Ndërkohë Policia izraelite ka arrestuar tre të dyshuar pasi rezidenca private e kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu, në Kaesarea u sulmua me raketa. Autoritetet bënë me dije se ai sëbashku me familjen e tij nuk ndodheshin në banesë, ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

Policia nuk dha detaje për të dyshuarit e arrestuar, por zyrtarët thanë se ata ishin kritikë të brendshëm politikë të Netanyahut.

Netanyahu për muaj të tërë është përballur me protesta masive lidhur me mënyrën se si ka menaxhuar krizën me pengjet e rrembyer nga Hamasi. Kritikët e fajësojnë Netanyahun për dështim të sigurisë dhe inteligjencës cka solli sulmin e 7 tetorit dhe mosarritjen e marreveshjes me Hamasin per lirimin e pengjeve. /vizionplus.tv

Read Entire Article