Izraeli sulmon, 71 të vrarë, ushtria thotë se goditi një lider të Hamas në Gaza

2 months ago 28
Reklamë

Një sulm ajror izraelit në qytetin Khan Younis në rripin e Gazës ka shënjetruar një nga liderët kryesorë të Hamasit, Mohammed Deif. Lajmi është konfirmuar nga ushtria izraelite.

Pamjet e para të publikuara nga vendi i ngjarjes treguan ambulance që lëviznin me shpejtësi, trupa të pajetë dhe njerëz të plagosur në rrugë. Me trupave dallohen edhe staf mjekësorë, gra e fëmijë.

Nuk është ende e qartë nëse Mohammed Deif u vra gjatë sulmit, por ministria palestineze ka deklaruar se janë vrarë 71 persona dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë, të cilit ishin zhvendosur në këtë kamp refugjatësh nga Gaza jugore.

Sipas autoriteteve palestineze, spitali ANsser në khan Younis ka dalë plotësisht jashtë funksionit.

Ndërkohë, Hamasi ka reaguar duke thënë se lajmi për shënjestrimin e liderit të grupit nga Izraeli është i rremë dhe se u bë për të justifikuar sulmin vdekjeprurës.

Mohamed Deif  është një nga organizatorët e sulmit të 7 tetorit që shkaktoi edhe luftën në Gaza, e cila po vijon në muajin e dhjetë. Ai iu ka mbijetuar disa tentativave për ekzekutim nga Izraeli ndër vite./vizionplus.tv

Read Entire Article