“Të paktën 16 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shkollë të OKB-së në Rripin e Gazës”, thanë zyrtarët palestinezë.
Ndërkohë raportohet se dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, ndërtesa po strehonte mijëra njerëz të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore.
Një burim lokal tha se objektivi ishte një dhomë që dyshohet se përdorej nga policia e Hamasit.