Izraeli vret një anëtar të Hamasit në Siri, përgjegjës për sulmet ajrore në kufirin verior

8 months ago 23
Reklamë

Ushtria izraelite njoftoi se ka eliminuar një zyrtar të Hamasit në Siri, i cili ishte përgjegjës për sulmin e raketave në veri të Izraelit në javët e fundit.

Në një deklaratë, ushtria izraelite deklaroi se Hassan Akasa u vra në qytetin jugor të Sirisë, Beit Jin. Megjithatë, ata nuk specifikojnë se si u vra. Sipas deklaratës, Akasa qëndronte pas disa sulmeve me raketa nga Siria në veri, në emër të Hamasit.

Ndërkohë më herët forcat izraelite vranë numrin dy të Hamasit Saleh, al-Arouri në kryeqytetin e Libanit. Vrasja e tij rrit rrezikun e mundshëm të përhapjes së luftës në Gaza përtej enklavës palestineze./vizionplus.tv/

Read Entire Article