Izraelitët “djegin” Tel Avivin, Netanjahu: Po luftoj si ari, nuk do ia heqim këmbën nga fyti Hamasit

2 months ago 39

As lutjet dhe kërkesat për falje të Benjamin Natanjahut nuk ia kanë qetësuar qytetarët izraelitë, të cilët e kanë ndezur zjarr Tel Avivin mbrëmjen e së hënës, duke kërkuar llogari për jetët e humbura të pengjeve.

Kryeministri izraelit në një deklaratë për mediat kërkoi falje nga izraelitët për vrasjen e 6 pengjeve nga Hamasi në Gaza dhe bëri thirrje për unitet, por mijëra njerëz marshuan në rrugë duke refuzuar të pranojnë dështimin e tij për t’i dhënë fund luftës.

Netanjahu mohoi përgjegjësinë personale për vdekjet e pengjeve, duke thënë se ata nuk janë vrarë për shkak të këmbënguljes së Izraelit për të mbajtur kontrollin mbi korridorin strategjik, raporton A2.

“Ndjej pikëllim të thellë, më vjen vërtet keq për faktin që nuk i kthyem ata. Ne ishim kaq pranë. Kjo ndodhi sepse Hamasi nuk dëshiron një marrëveshje”, u shpreh kryeministri izraelit.

Ndjesën e tij e shoqëroi me një betim për Hamasin që sipas tij do të “paguajë një çmim të rëndë” në të ardhmen për vrasjen e qytetarëve izraelitë.

“Ne jemi duke punuar për të. Nuk do t’ju them se cili është çmimi dhe kur do ta bëjmë, do të doja të lë një element surprizë”, i tha ai një gazetari në konferencën për shtyp në Tel Aviv, duke shtuar se Izraeli “nuk do t’ia heqë këmbën nga fyti” Hamasit.

Udhëheqësi i Izraelit theksoi se ai ka qenë “si një ari” në negociata duke punuar 24/7 dhe po lufton me gjithçka mundet për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve, transmeton A2.

“Unë jam duke kërkuar për çdo mënyrë, çdo mundësi për t’i kthyer ata në shtëpi. Unë po luftoj për këtë me gjithçka që mundem. Unë nuk do të kritikoj familjet e viktimave që mendojnë ndryshe, sepse unë kam qenë në negociata si një ari.”

Ndërkohë, protestuesit ndezën zjarre në rrugët e kryeqytetit dhe zemërimi dukej dukshëm në fytyrat e tyre në ditën e dytë të protestave, ku ndër të tjera u kërkuar që Netanjahu të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve me Hamasin.

Qytetarët e zemëruar bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës, në atë që duket të jetë disa nga demonstratat më të mëdha që nga sulmet e 7 tetorit.

Read Entire Article