Nuk kanë fund gabimet verbale të presidentit demokrat Joe Biden, i cili kandidon për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Këtë herë, pengesa verbale ishte për gjininë e tij.
“Meqë ra fjala, jam krenare që jam, siç thashë, zëvendëspresidentja e parë, gruaja e parë me ngjyrë që shërbeu përkrah një presidenti me ngjyrë. Krenar që punoj me gruan e parë me ngjyrë të gjykatës së Gjykatës së Lartë. Ka shumë që mund të bëjmë sepse jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai për një radio amerikane.
Lexo edhe :
Related Posts
Fakti që 81-vjeçari Biden e përshkroi veten si një grua me ngjyrë gjatë një interviste, po bën xhiron e rrjetit ndërsa po shtohen thirrjet që ai të tërheqë kandidaturën nga zgjedhjet presidenciale.
Biden me gjasë donte të theksonte emërimin e Kamala Harris si zëvendëspresidentja e parë femër me ngjyrë të Shteteve të Bashkuara . Megjithatë, ai shkaktoi edhe një herë konfuzion në partinë e tij dhe në opinionin publik, përpara zgjedhjeve të nëntorit.