“Jam shumë i lumtur”, Everton prezanton Brojën: Nder të luaj me këtë klub, do ndihmoj skuadrën në maksimum

2 months ago 31

Armando Broja kaloi nga Chelsea tek Everton në formë huazimi me të drejtë blerje, marrëveshje kjo e arritur mes palëve vetëm në fundin e merkatos.

Ylli kuqezi, Broja u prezantua si futbollist i skuadrës nga Liverpool, teksa nuk fshehu dot lumturinë.

“Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj.”

“Unë mendoj se ka një ekip të fortë këtu, një përzierje lojtarësh të rinj dhe me përvojë. Është një mjedis fantastik. Për mua është nder të luaj në Premier League me një klub si Evertoni. Ky është një klub me një histori të madhe, një top klub.”

“Këtu më kanë dashur vërtet, jam vërtetë i lumtur dhe krenar.”

“Ndoshta fillimi i sezonit nuk ka shkuar ashtu siç dëshironim, por ne patjetër mund ta kthejmë situatën bashkë me skuadrën dhe menaxherin. Sigurisht që ndihem sikur do të ketë shumë ditë pozitive përpara. Jam duke u fokusuar vetëm në rikthimin dhe integrimin me ekipin”, tha Broja.

Broja nuk hezitoi të fliste edhe për karakteristikat individuale.

“Mendoj se jam një lojtar mjaft i shpejtë. Më pëlqen të vrapoj dhe të jem agresiv. Natyrisht, më pëlqen të shënoj gola dhe dua të ndihmoj skuadrën në maksimum”, tha ai./vizionplus.tv

Read Entire Article