Çiljeta dhe Valeri diskutuan lidhur me dinamikat kryesore që kanë shoqëruar këtë format që nga nisja e tij.
Çiljeta u ndal tek situata e krijuar mes Baby G dhe Albanos, ku një flirt mes tyre përfundoi në vendimin drastik të aktorit për t’u larguar nga “Ferma VIP”.
Çiljeta tha se Albano u ndikua shumë nga komentet dhe polemikat e krijuara brenda shtëpisë, ndërsa theksoi se bëhej fjalë për dy të rritur që duhej të ishin vetëpërmbajtur.
“Ai është njeri që ndikohet, ndikohet shumë. Unë nuk e di si duket nga jashtë, nuk ia kam haberin fare, unë them çfarë shoh brenda. Në rastin konkret janë dy njerëz të rritur që mund të kishin përmbajtur veten”, tha ajo.