Japoni, kryeministri Ishiba nën presion pas humbjes historike të koalicionit të tij qeverisës

2 hours ago 22

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba është nën presion pas humbjes historike të koalicionit të tij qeverisës në zgjedhjet parlamentare të dielën (27/10).

Pasi u zgjodh në krye të Partisë Liberal Demokratike (LDP) në pushtet në shtator, ai thirri zgjedhje të parakohshme në një përpjekje për të konsoliduar pushtetin e tij dhe për të forcuar pozitën e LDP-së, e cila ka qeverisur Japoninë pothuajse vazhdimisht për shtatë dekada.Megjithatë , sipas televizionit shtetëror (NHK) dhe rezultateve të deritanishme, LDP nuk siguron 233 vendet e nevojshme për të mbajtur shumicën e shumëlakmuar në dhomën e ulët (465 vende), që është hera e parë që nga viti 2009.

Në veçanti, LDP siguron 191 vende dhe Komeito 24 vende, sipas televizionit japonez.

Fituesja e madhe e zgjedhjeve ishte Partia Demokratike Kushtetuese (CDP) e drejtuar nga Yoshihiko Noda, e cila rrit ndjeshëm fuqinë e saj, nga 96 në 148 ulëse./vizionplus.tv

Read Entire Article