Ky edicioni i 13-të i Regata del “Grande Salento” shënoi një numër të jashtëzakonshëm pjesmarrje, teksa morrën pjesë një numër rekord barkash, me plot 50 vela.
Velierat përshkuan për disa orë Kanalin e Otrantos për të mbërritur në Gjirin e Vlorës ku ishte edhe finishi i garës, dhe më pas për t’u ankoruar në Marinën e Orikumit.
Edhe këtë edicion të 13-të saj, kjo Regatë ishte një garë plot emocion duke dhuruar momente plot emocion magjike tek velistët italianë dhe ata shqiptarë, duke garuar për orë tëra si profesionistë të vërtetë.
Jehona mediatike në Italia vlerësoi faktin se kjo garë është një nga aktivitetet më kryesore të sportit me vela, dhe për më tepër që Regata zhvillohet mes dy brigjeve të Adriatikut. Kjo risi përbën një moment mjaft të fuqizimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona, të cilat lagen nga po i njëjti det.
Marina Orikum është struktura pritëse dhe bashkë-organizatore me Lega Navale Italiana, e cila bëri të mundur realizimin e një aktiviteti të tillë.
Pjesëmarrja dhe imbarkimi i velierave gjatë këtij eventi ishte gati 50% më shumë se një vit më parë dhe kjo është dëshmi e investimit të grupit “Concord Investment”.
https://www.regatabrindisivalona.it/talitha-vince-la-xiii-regata-brindisi-valona/
https://www.brindisioggi.it/regata-brindisi-valona-vince-talitha/brindisi-valona/
https://www.leganavalebrindisi.it/2024/07/il-bilancio-della-xiii-regata-brindisi-valona/
/vizionplus.tv