Jeta nuk u fali fëmijë, për çiftin nga Kruja nuk ka festa! 75-vjeçari me lot në sy: Fati ndonjëherë nuk qesh

8 months ago 51
Reklamë

Festat për ata të dy janë vetëm një ditë e zakonshme. Familja Rryçi nga Kruja, Shaqiri dhe Luljeta nuk patën fatin e mirë të bëheshin prindër. Ndryshe nga familjet e tjera shqiptare, ata nuk presin asnjë për festat e fundvitit.

Këtë pasdite kanë hapur dyert për emisionin “Vizioni i Pasdites” dhe zoti Shaqir, 75 vjeç,  ka rrëfyer jetën e vështirë dhe mungesën e një fëmije në familje.

Shaqir Rryci: Jetoj vetëm me gruan. Historia ka filluar që në kooperativë. 19 vjeç kam shkuar ushtar. Kur u lirova nga ushtria shkova në shkollë profesionale. Në një anë bujqësoren, në një anë ndërtimin.

Ata do të donin mos kalonin një pleqëri të vemtuar dhe shpresojnë që një nga fëmijët e vëllezërve do ta kalojë pleqërinë me ta.

Shaqir Rryçi: Ne nuk kemi fëmijë, fati ndonjëherë nuk qesh. Me gruan jam njohur në punë. Unë i shkoja te shtëpia, te puna. Shkak u bë dikush, por më pas nuk ka ndërhyrë asnjë.

Pse e patët të pamundur të sillnit një fëmijë?

Shaqir Rryçi: Unë ia kam lënë kismetit, pastaj si vjen se di.

Gjendja ekonomike është e vështirë për çiftin e pensionistëve, të cilët me të ardhurat e tyre nuk mbulojnë dot të gjitha shpenzimet që kanë.

Shaqir: Rryçi: Pak me zor, por do kalojmë. Kur ngel shkoj te vëllezërit e mi. Kam një vëlla kasap i them ma zgjidh.

Pavarësisht jetës së vështirë, zoti Shaqir është optimist dhe ka një urim për gjithë shqiptarët.

Shaqir Rryçi: Urimi më i mirë është që të kenë jetë të lumtur bashkë me familjen, me fëmijë, prind, vëllezër, motra dhe pa mungesa. Të gjithë shqiptarët…/vizionplus.tv 

Read Entire Article