Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton ndaj një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën Izrael-Hamas, duke bllokuar kështu kërkesën për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
Kjo është hera e tretë që SHBA vendos veton ndaj një rezolute të ngjashme prej nisjes së luftimeve më 7 tetor të vitit të kaluar.
“Kërkesa për një armëpushim pa kushte, pa ndonjë marrëveshje që i kërkon Hamasit t’i lirojë pengjet, nuk do të rezultojë me paqe të qëndrueshme. Në fakt, mund t’i zgjasë luftimet në mes të Hamasit dhe Izraelit” tha ambasadorja e SHBa-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Gjithashtu, SHBA ka paraqitur një rezolutë në të cilën kërkohet armëpushim i përkohshëm si dhe lirimi i pengjeve që mbahen nga militantët e Hamasit.
Rreth 29.000 palestinezë janë vrarë që prej nisjes së ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në rripin e Gazës./vizionplus.tv