Juventus në gjysëmfinalen e kupës, bardhezinjtë “shëtitje” me Frosinonen, tani e pret Lazio

8 months ago 29
Reklamë

Juventus u bë skuadra e katërt dhe e fundit që siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalet e kupës së Italisë.

Bardhezinjtë mundën lehtë 4 me 0 Frozinonen dhe tani do të ketë punë me Lacion në turin e ardhshëm.

Gjithçka e lehtë për Bardhezinjtë në Torino.

Përtej kundërshtarit modest, kupa e Italisë shfaq një tjetër Juventus, që zbavitet dhe shënon me lehtësi në portat kundërshtare.

Kështu bëri me Salernitanën në turin e kaluar ku realizoi 6 gola, kështu edhe me Frozinonën tanimë në çerekfinale me 4 gola.

Skuadra e Alegrit këtë herë iu falë një tregolëshi të polakut Milik dhe një realizimi të mrekullueshëm nga talenti turk Illdiz.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt në minutën e  11 nga Milik me penallti.

Gol që natyrisht i dha një avantazh të madh vendasve, pasi Frozinone liroi hapësira duke tentuar të shohë me detyrim përpara në kërkim të golit të barazimit.

Megjithatë tentativat e Harroiu dhe shqiptarit nga Kosova Ibrahimoviç nuk sjellin asgjë. Përkundrazi Milik në të 38 shënon golin e dytë personal që e çon Juventusin në dhomat e zhveshjes tepër të qetë.

Polaku merr topin në shtëpi me golin e tretë personal realizuar në fillim të pjesës së dytë i shërbyer nga Lokateli. Qershia mbi tortë e mbrëmjes ishte  goli i turkut Illdiz në minutën e 61.

Gjysmëfinalet e para të  kupës së Italisë, Fiorentina Atalanta dhe Juventus Lazio do të luhen në 3 prill.

Read Entire Article