“Ka fobi nga ambientet e mbyllura dhe probleme me zemrën”, gjykata pranon kërkesën e Breçanit për ekspert mjeko-ligjor për gjendjen shëndetësore

8 months ago 10

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit duke caktuar një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.

Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars për të vlerësuar gjendjen e Breçanit. Sipas avokatëve mbrojtës për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Për ketë ata kërkojnë një masë me të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg. Erzen Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzën e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.

Top Channel

Read Entire Article