“Ka politikanë që s’u ka hyrë gjemb në këmbë”, Hoxha: SPAK do të shkojë deri te faturat e ushqimit dhe pushimet

1 month ago 19
Reklamë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel komentoi konferencën e kreut të PL, Ilir Meta pasi u paraqit në SPAK.

Sipas Hoxhës, dëshmia e Metës në SPAK tregoi se SPAK po merret me detaje të thella të shpenzimeve të personave nën hetim, ndërsa theksoi se “do të shkohet deri tek fatura që konsumojnë ata, pushimet e tyre se ku i kanë kryer”.

Hoxha: Meta ishte në konferencë dhe sqaroi për çfarë ishte pyetur, Meta parimisht foli si politikan, kur tha isha i thirrur për shkak të Ramaformës. E pyeta për çështje konkrete, natyrisht që bëhet fjalë për të njëjtën dosje që ishte një ditë më parë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Ajo që u kuptua se çfarë solli në kujtesë Meta në tryezën e konferencës ishte fakti që ishte pyetur me detaje për shpenzime të caktuara sa i takon palmave, deri aty kishte arritur SPAK sa kishte gjetur fatura dhe transaksione apo llogari. Hetimi penal nga ajo që thuhet, është diçka tjetër të dalësh me deduksion, është gjë tjetër kur provat bërtasin dhe ulërasin. SPAK është duke marrë dhe kryqëzuar shkresat me dëshmitë e tyre.

Meta tha më pyetën edhe për ish financieren për një shumë të caktuar dhe ai tha janë llogaritë e familjes. Nëse SPAK do t’i shikojë me sytë e ligjit njësoj me të gjitha ngjyrat të gjitha kahet politike, patjetër ka për të qenë një histori suksesi. Unë nuk mund të them nëse kjo histori suksesi do të nxjerrë në finale një klasë të caktuar politike, apo një moshë të caktuar politike të Shqipërisë pas ’90-ës.

Shumë nëpunës të thjeshtë po refuzojnë të firmosin tenderat dhe nuk po gjenden, sepse hetimet e SPAK kanë konkluduar që njerëzit që firmosin dhe shqiptarët duhet të kuptojnë, momentin që firmosin e mbajnë ata përgjegjësinë edhe sikur ta delegojë urdhrin përmes dikujt tjetër. Ky mesazh do të shkojë tek politikanët që nuk u kishte hyrë gjemb në këmbë dhe nuk u ishin kontrolluar asnjëherë pasuritë, kam përshtypjen do të shkohet deri tek fatura që konsumojnë ata, pushimet e tyre se ku i kanë kryer, këto s’po t’i them kot për disa pushime politikanësh./m.j

Read Entire Article