Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “First”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Second”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 thika dhe një sasi kokaine, njoftoi sot policia./vizionplus.tv