Kanabis dhe tritol në Vlorë, policia mësyn në shtëpinë e përshtatur për kultivim narkotikësh, një i arrestuar dhe një në kërkim

8 months ago 14
Reklamë

Blutë e Vlorës kanë zbuluar një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në lagjen “1 Maji”. Gjatë kontrollit janë gjetur 411 pajisje të ndryshme elektrike, që ndihmonin në përshtatjen e kësaj shtëpie në ambient për kultivimin e lëndës narkotike.

Po ashtu, policia njofton se ka sekuestruar edhe kallëp tritoli, kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrpërcjellës të montuar, krahas lëndës narkotike.

Si pasojë është arrestuar 37-vjeçari që kishte në përdorim këtë banesë. Ndërkohë në kërkim është shpallur pronari i banesës.

Ndërkohë, një 16-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se kishte blerë lëndë narkotike nga kultivuesi./vizionplus.tv/

Read Entire Article