Kanë “detin” kuqezi përballë, italianët i frikësohen Shqipërisë, Spalletti: Ata na njohin

3 months ago 40
Reklamë

Italianët theksojnë se nuk e kanë luksin që të humbasin pikë me Shqipërinë duke parë se si është i konfiguruar grupi. 

Mediat sportive italiane vlerësojnë ekipin shqiptar, ndërkohë që fokusi është te tifozët kuqezi, të cilët pritet të jenë sa dyfishi i italianëve sonte në Dortmund.

Lexo edhe :

Related Posts

Pavarësisht se statistikat flasin qartë në favor të italianëve, frymëzimi i kuqezinjve dhe tifozët në stadium i bën ata që të mos e marrin shumë lehtshëm.

Edhe për trajnerin e azurrëve është një debutim me rendësi. Karriera e tij tridhjetëvjeçare ka qenë e pasur dhe intensive, mendoni vetëm për skudeton me Napolin dy vite më parë, por drejtimi i kombëtares është diçka tjetër.

“Jam shumë i emocionuar, por sa më shumë që i afrohem ndeshjes, aq më i ëmbël dhe jo toksik bëhet ky emocion. E di që nuk do të jetë e lehtë, Shqipëria është një ekip i mirë, Sylvinho është një trajner i mirë dhe lojtarët që vijnë kryesisht nga Seria A, na njohin mirë. Por unë kam besim. Ndonjëherë trajektoret e topit janë të pakuptueshme, por jam i bindur se do të tregojmë futbollin që duam.

Nuk do të na garantojë tre pikët, por do të na ndihmojë të formojmë një trup të vetëm me njerëzit tanë, me gjashtëdhjetë milionë tifozë që na ndjekin dhe do të duhet të luajnë me ne. Jemi protagonistët e ëndrrës së italianëve që si fëmijë dilnim në mëngjes me topin nën krahë dhe ktheheshim në mbrëmje me një bluzë të djersitur dhe gjunjë të zhveshur. Ne jemi gjigantët dhe heronjtë e tyre. Dhe heronjtë nuk kanë frikë”, sicton  Corriere.trajnerin Italian. /vizionplus.tv 

Read Entire Article