Kate Middleton ka mbërritur në eventin e saj të parë mbretëror që nga përfundimi i kimioterapisë.
Princesha e Uellsit dukej rrezatuese teksa shoqëronte bashkëshortin e saj Princin William në Eventin vjetor të Kujtesës në Royal Albert Hall në Londër.
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe gruaja e tij Victoria janë mes të pranishmëve të tjerë.
Kate gjithashtu do të shfaqet në shërbimin përkujtimor të së dielës në cenotaf.
Ky shënon një hap të madh në kthimin e princeshës në detyrat publike pasi zbuloi se ajo kishte një formë kanceri tetë muaj më parë.
Në një video të publikuar në shtator, Kate njoftoi se kishte përfunduar trajtimet e saj të kimioterapisë. /vizionplus.tv