Kategoria e Parë/ Fitojnë Besa e Flamurtari, Erzeni siguron pikën e parë të sezonit

3 hours ago 22

Kategoria e Parë po zhvillon një sezon emocionues, teksa kanë kaluar 7 javë.

Besa kryeson me 19 pikë, ndërsa nuk ka asnjë humbje deri tani, teksa këtë shtunë mposhti 3-0 Burrelin, ndërsa pas “Verdhezinjve” ndodhet Flamurtari me vetëm 1 pikë më pak, që mundi Korabin.

Fitorja ndaj Kukësit ngjit Pogradecin në vendin e 6-të, ndërsa ka po aq pikë sa Lushnja dhe Kukësi të vendit 7 dhe 8. Erzeni ndërkohë mbetet i pozicionuar në vendin e fundit dhe pse sot mori pikën e parë. 4 pikë më shumë se shijakasit numëron klubi i Valbonës.

Në zonën e “play out” ndodhet Korabi dhe Apolonia, që po ashtu kanë aq pikë sa Valbona. Një ndeshje është për t’u luajtur nesër, ajo mes Vorës dhe Kastriotit që mund të ndryshojë sërish renditjen.

Read Entire Article