Përfshihet nga flakët Komisariati të Shijakut, Policia: Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm!

3 hours ago 22

Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së Shijakut, Policia: Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm!
Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.

RTSH raporton se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në kompjuterin e zyrës së një inspektori.

Policia njofton se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e menjëhershëm të zjarrit duke mos lejuar përhapjen me tej.

“Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm dhe është verifikuar gjithçka çfarë ka pasur brenda zyrës inspektori”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Read Entire Article