Katër të vrarë nga granatimet ruse në Kherson

7 months ago 16
Reklamë

Katër persona janë vrarë nga granatimet me artileri nga Rusia në Kherson, tha ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko.

Më herët, autoritetet kishin raportuar për tri viktima.

“Ekipet e shpëtimit kanë shkuar zjarrin që kaploi një makinë që u godit nga zjarri i artilerisë në Kherson gjatë mesditës. Fatkeqësisht, ata nuk mundën të shpëtonin shoferin dhe një pasagjer. Numri i viktimave nga granatimet ruse u rrit në katër, të cilët ishin banorë lokalë. Një tjetër person është plagosur”, shkroi ai në Telegram.

Trupat ruse po kryejnë granatime çdo ditë në pjesët e rajonit të Khersonit, që janë çliruar nga forcat ukrainase. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës pothuajse dy vjet më parë dhe vazhdimisht sulmon territorin fqinj me raketa, dronë dhe armë të tjera. Pavarësisht të dhënave të shumta, Moska mohon se gjatë pushtimit të paprovokuar sulmon caqet civile në Ukrainë.

Top Channel

Read Entire Article