Në një intervistë të fundit në podcastin e Alex Cooper, ‘Call Her Daddy’, Katy Perry foli rreth marrëdhënies me aktorin Orlando Bloom, duke zbuluar se janë gjestet e vogla dhe të përditshme ato që e mbajnë marrëdhënien e tyre të fortë.
Gjatë podcast-it, Perry shpjegoi se gjuha e saj e dashurisë sillet rreth “akteve të shërbimit”. Ndërsa disa mund të presin që një superstar i popit të joshet nga dhuratat luksoze, Perry tha se ajo që me të vërtetë e ngroh zemrën e saj është kur Bloom ndihmon me punët shtëpisë.
“Unë nuk kam nevojë për një Ferrari, mund ta blej vetë,” qeshi Perry, “por kur ai lan enët, pastron kuzhinën dhe mbyll dyert e qilarit – është si magji!”
Perry tha me shaka se kur Bloom kujdeset për punët e shtëpisë, ai ka një vëmendje shtesë të veçantë, duke lënë të kuptohet se kjo është mënyra e saj për ta shpërblyer atë për mbajtjen e gjërave të rregullta.
Perry dhe Bloom nisën të takoheshin në vitin 2016, me një ndarje të shkurtër në vitin 2017 përpara se të rindiznin romancën e tyre. Çifti u fejua në vitin 2019 dhe kanë një vajzë 4-vjeçare, Daisy Dove.