“Kemi grup cilësor”, debat në studion e “Euro Cup Nights” për kombëtaren, Hafizi: Silvinjo ka lepurin në bark, të ikë menjëherë

1 month ago 37
Reklamë

Cilat janë qëllimet e kombëtares shqiptare pas mbarimit të kampionatit Europian? Kjo ishte një tjetër pikë që krijoi debat në studion e “Euro Cup Nights” në Tring dhe Vizion Plus.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astri Hafizi deklaroi se trajneri Silvinjo e ka mbaruar ciklin në Shqipëri, sipas tij ai nuk mund t’i japë më shumë kombëtares.

Ndër të tjera Hafizi e cilësoi Silvinjon si trajner frikacak.

Ndërkohë ish-sulmuesi i kombëtares Erjon Bogdani theksoi se kombëtarja shqiptare ka një grup mjaft cilësor, dhe se nuk mund të hiqen apo shtohen meritat nëse kombëtarja humb apo fiton një ndeshje, analiza duhet bërë në fund.

Pjesë nga diskutimi:

Hafizi: Pjesa më e madhe e trajnerrëve që vijnë kanë hall me rujt karrigen e tyre. Të gjithë që vijnë këtu mos hajnë 5 gola. Të gjithë themi këtu “Grup Ferri” pse i lehtë ishte grupi i Polonisë, e lehtë është të jesh në grup me Holandën. Për mua Silvinjo e ka mbyllur, ne nuk kemi nevojë për këta trajnerë me lepurn në bark.

Hans Zuna: Erjon je dakord?

Bogdani: Pas këtij kampionati Europian, skuadra u paraqit mirë, përveç ndeshjes me Italinë. Pore e kuptoj shumë mirë ishte ndehsja e parë për shumë lojtarë. Problemi lind tani pas Europianit, duhet të kuptojmë nivelin e ekipit kombëtar. Nëse sot niveli është te treshi, është e domosdoshme ta ruajmë, por duhet të përpiqemi ta çojmë te katra. Në Shqipëri kur humbin ndeshje dalin analistët dhe thonë ‘s’kemi kualitete, kur fitojmë thonë kemi kualitete. Për mendimin tim ne kemi më shumë kualitete se shumë ekipe të tjera.

Haxhiu: Ne këtë kontigjent kemi. Se dhe ata që kemi në Itali pak minuta luajnë. Kjo s’do të thotë që ata që luajnë në Bundesligë janë më pak të mirë. Unë jam totalisht shumë dakord me atë që tha profesori. Në momentin që topin e ka kundërshtari ne vendosemi poshtë 16 metrave. Ndërsa skuadrat e tjera vendosen 20 metra larg portës.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article