Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, “rrëzohet” Pëllumb Gjoka, gjykata e lë në qeli

8 months ago 31
Reklamë

Lihet në fuqi masa arrest në burg për biznesmenin, Pëllumb Gjoka, për të cilën ky i fundit kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani për zbutjen e masës.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Gjoka, i njohur edhe si investitor strategjik, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë./vizionplus.tv

Read Entire Article