Këshilli bashkiak i Himarës voton sot për kryetarin e komanduar, kush janë dy emrat pretendentë

5 months ago 17

Pas dorëheqjes së kryetares së komanduar Blerina Bala, Bashkia e Himarës ka ngelur sërish pa drejtues.

Këtë të premte, do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës, për të votuar një tjetër emër, që do të drejtojë përkohësisht këtë bashki.

Blerina Bala qëndroi si kryetare e komanduar për 2 muaj. Ajo paraqiti dorëheqjen të mërkurën dhe njoftoi se largohet nga detyra për arsye personale.

Bala mori detyrën e kryetares pas arrestimit të Jorgo Goros me akuzën e tjetërsimit të dy pronave. Ndërkohë kryetari i zgjedhur më 14 maj 2023 për bashkinë e Himarës Fredi Beleri ndodhet në burg për blerje votash.

Dy emrat që përfliten për t’u zgjedhur kryetar i komanduar janë dy nënkryetarët aktual të bashkisë, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano. Ky i fundit ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në Himarë./vizionplus.tv

Read Entire Article