Kishin fshehur 10 kg kanabis në makinë, dy të arrestuar në Korçë

4 months ago 29
Reklamë

Policia e Korçës mëngjesin e sotëm ka kapur 10 kg lëndë narkotike të dyshuar canabiss sativa dhe ka shoqëruar në ambientet e komisariatit dy persona.

Burime të siguruara bëjnë të ditur se operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm në një nga fshatrat në periferi të qytetit të Korçës.

Personat e shoqëruar kanë qenë duke lëvizur me një mjet kur janë ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit në mjetin e tyre janë gjetur 10 kg lëndë narkotike

Policia nuk jep detaje të tjera për operacionin, pasi sipas te njëjtit burim dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. /vizionplus.tv

Read Entire Article