Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje droge, arrestohet 51-vjeçari në Lushnjë

1 week ago 21
Reklamë

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të shtunë.

51 vjeçari  kishte kishte kthyer lokalin e tij në Lushnjë si pikëshitje për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar lëndë narkotike dhe 2 aparatë celular.

Njoftimi I Plotë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pas një pune të mirëfilltë policore dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së drograve të forta në doza. Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-G. M., 51 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike, kokainë, gati për shitje.

Në lilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 2 aparatë celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article