“Kjo shenjë shet pronën”, Horoskopi javor nga Meri Gjini në “7pa5”: Çfarë sjell për ju dielli te peshqit

8 months ago 12

Mirë se vini në sezonin e Peshqve! Dielli hyn në shenjën e fundit të zodiakut më 18 shkurt, ku do të qëndrojë deri më 20 mars. Sezoni i Peshqve na inkurajon të gjithëve të thellojmë praktikat tona shpirtërore dhe ndjekjet krijuese, duke nxitur mbylljen dhe reflektimin.

E ftuar mëngjesin e sotën në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, astrologe Meri Gjini ka treguar se si do të shkojë kjo javë dhe si ndikon ky diell në 12 shenjat.

Dashi
Një atmosferë e ngrohtë. I ndihmon shumë dielli të peshqit me detyrimet e ditës dhe javës. Do mbyllen shumë më shpejt këto detyrime. Duhet të kenë parasysh, të jenë të kujdesshëm në reagimet emocianle të mërkurën, në të gdhirë të së enjtes.

Demat
Shumë më të qetë dhe të qartë, në punë dhe në familje në krahasim me javët e shkuara. Lidhet ekzaktësisht me çështje pronash dhe ekonomie. Kjo është periudha më e mirë për të vënë në vijë të drejtë pronësinë dhe pasurinë e tyre. Po nëse përfshiheni në çështje personale nuk mund të arrijnë qëllimet e tjera.

Binjakët
Ky diell i ndryshushëm, i bën që të ndihen më të sigurt. Nuk sjell zhvillime shumë të forta konkrete, por sjell zhvillime të forta emocionale dhe shpirtërore. Është një periudhë shumë e mirë për të vendosur për çështje profesionale. Që të korrin shumë më tepër në 6 mujorin e dytë të vitit.

Gaforrja
E nisin me premtime të mëdha dhe fjalë impresionuese dhe kjo bën ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes, për mirë. Kjo bën t’ju premtohen gjëra të mëdha. Kujdes në raportet me prindërit pasi atje është pika e dobët.

Luani
Marsi dhe Venusi ballë për ballë. Ka tendencën për të bashkëvepruar për të gjithë për qëllimet personale praktike. Duhet të funksionojnë si luftëtarë të vetmuar. Duhet të menaxhojnë veprimet që të marrin produktin maksimal. Nëse e bëni në grup kjo do t’ju lodh dhe nuk do të ketë rezultat. Të premten kanë një hënë të plotë dhe do kenë mundësi të shkëlqejnë.

Virgjëresha
Kjo javë do fokusohet të mënyra si ndiheni me njerëzit që bashkëpunoni, por që keni ndërtuar edhe raporte miqësore. Kanë zhvillime shumë të mira me ekonominë e tyre.

Peshorja
Kanë një tendencë në këtë javë të përplasen me të kaluarën e tyre. Kanë një tendencë të rrinë larg të sotmes. Por nga e mërkura e në vazhdim do ndryshojë siuata. Dielli nuk ëshyë në pozicionin më të mirë, por e përditshmja do jetë shumë herë më ngrohtë.

Akrepi
Sot edhe nesër dy ditë shumë të mira për të folur për problematikat e tyre. Pavarësisht reagimit që do marrin, do jenë ditë shumë të mira për të folur për shqetësimet tuaja. Kalimi i hënës te luani, të pemten do i bëjë të ndihen që kanë prodhuar më shumë se ç’kanë punuar. Emocionet e ditës së mërkurë përcaktojnë javën.

Shigjetari
Dielli është në kulmin e horoskoit të tyre. do ndihen më të mençur, më të saktë. Nëse keni dokumenta e shkresa zjgidhini në këto momente. Hëna i ndihmon shumë për tu qartësuar.

Bricjapi
Ky diell dhe ky bashkim planetar nxjerr në sipërfaqje pasione të fshehta dhe sekrete. Kjo do ti japë buzëqeshje. Produkti i javës përfshin pasionin. Mund të ketë një lloj ujdie. Shitje-blerje prone.

Ujori
Marsi dhe venusi bën që çdo veprim i tyre të shoqërohet me dëshirën për ta mbaruar më shpejt, të shoqërohet me pasion. Ritmi do jetë i përshpejtuar. Mos hyni në borxhe pa u qartësuar ekonomikihst. Do qartësoheni shumë më shpejt nga çfarë mendoni.

Peshqit
Kanë saturnin dhe neptunin. Kanë nevojë për udhëtime dhe për tu aratisur. Duhet të gjeni mundësinë të shkëputeni një 3 ditësh. Duhet të merreni me veten, të clodheni të kujdeseni. Por kryesorja është qetësimi emocional./vizionplus.tv

Read Entire Article