Policia e Stambollit ka arrestuar shqiptarin nga Kosova Liridon Rexhepi, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e identifikoi si kreun e rrjetit financiar të Mossad në Turqi, raportojnë mediat turke duke iu referuar institucioneve të sigurisë.
Autoritetet turke bëjnë me dije se Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi duke qenë “koka e operacioneve financiare”.
Mediat turke raportojnë se nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, Rexhepi ka kryer përgjime me dron dhe operacione të tjera kundër politikanëve palestinezë.
Ai u zbulua se u kishte transferuar fonde agjentëve të MOSSAD në Turqi, të cilët po mblidhnin informacion mbi Sirinë.
Aktivitetet e Rexhepit, duke përfshirë edhe transaksionet e dyshimta në llogaritë e tij, monitoroheshin nga MIT.
Hetimi përcaktoi se ai transferoi shuma të konsiderueshme parash tek agjentët në terren në Turqi. Aktivitetet e tij ishin gjurmuar që nga hyrja e tij në vend më 25 gusht.
Rexhepi, i cili u ndalua më 30 gusht nga MIT dhe Policia e Stambollit, pranoi se kishte transferuar para. /vizionplus.tv