Kokë dhie në derën e shtëpisë! Gjyqtarja që hetoi klanin mafioz kërcënohet me jetë, ‘pusulla’ e lyer me gjak

7 months ago 46
Reklamë

Një gjyqtare në Itali u kërcënua këtë fundjavë kur gjeti para portës së shtëpisë një kokë dhie të përgjakur me një teh të ngulur në të.

Kërcënimi iu bë gjyqtares së hetimeve paraprake të gjykatës së Leçes, Maria Francesca Mariano, e cila edhe më herët ka qenë tashmë subjekt i kërcënimeve.

Kështu”, shkruhej në një ‘pusullë’ të vendosur pranë kokës së kafshës, që u gjet të premten në derën e magjistrates, raporton gazeta Nuovo di Puglia. Koka ishte vendosur në krye të shkallëve, para derës.

Pas ngjarjes, u mblodh në mënyrë urgjente komiteti i rendit dhe sigurisë publike në Prefekturë.

Sipas mediave italiane, Mariano, kryen funksionin e gjyqtares të hetimeve paraprake dhe ka qenë anëtare e Gjykatës së Asizieve të Leçes.

Edhe më herët, gjyqtarja ka marrë letra kërcënuese në zyrë. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me hetimet që çuan në operacionin antimafia, në të cilin 22 persona nga klani Lamendola-Cantanna që besohet se ishin pjesë e Sacra Corona Unita, u arrestuan më 17 korrik. Së bashku me gjyqtaren Mariano, për shkak të kërcënimeve të marra, iu caktua mbrojtje edhe prokurores Ruggiero.

Top Channel

Read Entire Article