Komedia “Rruga pa emër”, bashkëpunim i Teatrit të Durrësit me regjisorin rumun

2 hours ago 24

Komedia “Rruga pa emër” është rikthyer në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, duke sjellë për tre netë emocionet e një aventure të veçantë dashurie.

Vepra, me regji të rumunit Vlad Trifas, pas premierës së korrikut ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut.

Historia ndjek dy të rinj që kërkojnë dashurinë e humbur, por përballen me sfida të paparashikuara.

Aktorët Alesia Xhemalaj dhe Xhejni Fama shprehen të emocionuar për pritjen e mirë nga publiku

“Ne kemi patur premierën në korrik dhe të të them të drejtën ishin vetëm dy ditë që ne nuk e morëm satisfaksionin nga publiku. Pr, bëmë një punë shumë të madhe dhe kishim etje për ta shfaqur  në publikun e durrësit. Dje ishte nata  parë, sot është nata e dytë. Publiku ishtë shumë i mirë, public inteligjent që të ndiqte gjatë gjithë kohës. Përgjegjësia rritet akoma dhe më shumë.”

“Durrësi ka një publik shumë të mire. Janë jashtëzakonisht artdashës dhe mirëpresin cdo lloj premiere aq më tëpër kjo që ishte një gjë e vecantë. Jo vetëm për qytetin e durrësit por kudo kjo është jë shfaqje e vecantë ndryshe nga sa jemi mësuar të japim dhe të shohim.”

Komedia dallon për inovacionin skenografik dhe mënyrën e re të ndërtimit të marrëdhënies së aktorëve me skenën, duke e tejkaluar teatrin klasik. Me këtë projekt, teatri “Aleksandër Moisiu” vazhdon traditën e bashkëpunimeve me regjisorë të huaj, një praktikë që ka ndodhur për herë të tretë në historinë e tij 71-vjeçare. /vizionplus.tv

Read Entire Article